×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump po e rishikon mundësinë për ta falur Edward Snowden

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të shtunën se po e konsideron mundësinë për ta falur Edward Snowden, ish-punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) – i cili tani jeton në Rusi.

    Snowden i kishte zbuluar disa raporte të fshehta të NSA-s, të cilat tronditën botën gjatë vitit 2013.
    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një konference për shtyp, Trump potencoi se ai nuk kishte shumë njohuri rreth çështjes, mirëpo dëgjoi argumente të fuqishme për sa i përket mundësisë për ta falur atë dhe disa të tjera për të cilën nuk duhet ta bënte një gjë të tillë.

    “Do ta rishikojë çështjen e tij”, u shpreh Trump para gazetarëve ku foli për për një falje të mundshme.

    Ndërkohë, autoritetet e SHBA-së e kanë kërkuar me vite kthimin e Snowden i cili sipas tyre ai duhet të përballej me një proces penal në lidhje me akuzat për spiunazh.

    Snowden ishte larguar nga vendi dhe u strehua në Rusi, pasi zbuloi një arkiv të dosjeve sekrete të NSA-s në vitin 2013.

    Avokati rus i Snowden, Anatoly Kucherena, i tha agjencisë së lajmeve RIA se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet thjesht ta falnin atë, por duhet të heqin dorë nga të gjitha ndjekjet e mundshme penale pasi ai nuk kishte kryer ndonjë krim. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, ka...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Faton Bislimi, aktivist politik në ShBA e ish -deputet i LDK-së, për FrontOnline ka folur rreth dëmtimit që iu ka shkaktuar Kosovës...
    Lajme17 Mars 2025
    Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëherit deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit,...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish presidentit të Kosovës që po mbahet në Hagë, Hashim Thaçi, dje i vdiq babai i cili po vuante nga një sëmundje...
    Lajme17 Mars 2025
    Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi. “Përmes kësaj...
    Lajme17 Mars 2025
    Mbrëmë ka vdekur babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit Haxhiu. Ai ka vdekur dy ditë pasi u vizitua nga djali i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.