Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do ta vizitojë qytetin Kenosha në Wisconsin, ku është duke u protestuar që kur afro-amerikani Jacob Blake u qëllua në shpinë dhe u lëndua seriozisht nga një polic.
Trump do të udhëtojë në Kenosha të martën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton BBC. Presidenti i SHBA-së do të vizitojë forcat e rendit dhe do ta vlerësojë dëmin e shkaktuar nga protestat e fundit.
Jacob Blake ka marrë lëndime serioze në shpinë pasi është qëlluar shtatë herë nga një polic. Nuk është e qartë nëse ai do të jetë më në gjendje të ec.
Kjo ngjarje ka nxitur protesta të dhunshme në Kenosha dhe në qytete tjera nëpër SHBA.
Nga Shtëpia e Bardhë nuk është konfirmuar nëse presidenti Trump do të takohet me familjarët e Blaket.