×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri vite nga vdekja e mistershme e Astrit Deharit, të gjitha aktivitet që do të mbahen në kujtim të tij

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

    Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij.

    Sot në trevjetorin e vdekjes së tij, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” fillon marshi me moton “Një popull për drejtësi”.

    Kërkesat e marshit për drejtësi drejtuar institucioneve të Kosovë janë: Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore; dhe fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil, transparent, të pavarur dhe profesional mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, si dhe hetimin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit kryesor të rastit, shokut të tij të dhomës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Naser Makolli.

    Marshi “Një popull për drejtësi” ka gjetur mbështetjen e shoqërisë civile, personave publikë dhe shumë organizatave politike.

    Veç marshit, në trevjetorin e vdekjes së Astritit do të mbahen edhe këto aktivitete:

    09:00 – Homazhe te varri i Astritit

    10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

    12:00 – Marshi “Një popull për Drejtësi”

    14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

    14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në menyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell,...
    Lajme19 Janar 2025
    Në një takim të rëndësishëm me punonjësit shëndetësorë të Kosovës, Elmi Reçica, kandidati për deputet nga PDK, prezantoi vizionin për një shëndetësi...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër...
    Të tjera
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka miratuar një dëshirë të shprehur të Drilonit sonte, i cili tha se do t’i lyente flokët. Nuanca që ai...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Vip19 Janar 2025
    Luiz Ejlli ka publikuar një këngë të re. Kënga me titull “A ke zemër” vjen e shoqëruar me videoklip dhe në duet...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka bagazh për asnjë gjë, është shprehur Rezi. Gjatë një diskutimi me Xhenetën, nuk pati fare vlerësim të mirë për...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë. Abdixhiku e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.