×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri vite nga vdekja e mistershme e Astrit Deharit, të gjitha aktivitet që do të mbahen në kujtim të tij

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

    Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij.

    Sot në trevjetorin e vdekjes së tij, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” fillon marshi me moton “Një popull për drejtësi”.

    Kërkesat e marshit për drejtësi drejtuar institucioneve të Kosovë janë: Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore; dhe fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil, transparent, të pavarur dhe profesional mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, si dhe hetimin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit kryesor të rastit, shokut të tij të dhomës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Naser Makolli.

    Marshi “Një popull për drejtësi” ka gjetur mbështetjen e shoqërisë civile, personave publikë dhe shumë organizatave politike.

    Veç marshit, në trevjetorin e vdekjes së Astritit do të mbahen edhe këto aktivitete:

    09:00 – Homazhe te varri i Astritit

    10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

    12:00 – Marshi “Një popull për Drejtësi”

    14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

    14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në menyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim...
    Lajme16 Mars 2025
    Ka ndërrua jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe Behgjet Pacolli,...
    Lajme16 Mars 2025
    Nacionale merr vesh nga burime brenda QKUK-së se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar...
    Të tjera
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski theksoi se prokurorët publikë sot kanë inspektuar diskotekën “Puls” në Koçan dhe janë konstatuar shumë parregullsi....
    Sport16 Mars 2025
    Hendbollistët U 18-të të Kosovës e kanë arritur një sukses historik. Ata janë kualifikuar në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. “Dardanët” e mposhtën...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Vatikani ka publikuar fotografinë e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotoja tregon 88-vjeçarin të ulur në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët, pasi që,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.