×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri rekomandimet e reja për gastronominë vlerësohen joadekuate

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Në 416 ka shkuar numri i të vdekurve, me 6 rastet e fundit të fataliteteve, që u regjistruan në 24 orët e fundit. Ndërsa nga 494 të testuar, 141 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

    E derisa numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka nisur të bjerë, Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë një ditë më parë propozoi edhe tri rekomandime për gastronominë.

    I pari ishte që në qendrat tregtare ushqimore dhe joushqimore të kenë punonjës, i cili nuk lejon hyrjen e konsumatorëve pa maska, ndërsa në qendrat tregtare ku shiten ushqimet konsumatorët të kenë nga një karrocë për blerje, në këtë mënyrë duke krijuar distancën.

    Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, rekomandimi tjetër kishte të bënte me obligimin që lokalet një numër të tavolinave t’i kufizojnë për moslejim të shërbimit.

    Mirëpo Selatin Kaçaniku nga Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorit e quan qesharak rekomandimin për bartjen e karrocave brenda qendrave tregtare derisa ato nuk dezinfektohen.

    Megjithatë, për moszbatimin e masave në fuqi, vetëm brenda tri ditëve Inspektorati Sanitar nga mbi 700 inspektime, gjobiti 62 subjekte.

    Ndërsa 44 qytetarë u dënuan për mosbartje të maskave në vende publike.

    Derisa në anën tjetër gastronomia dhe hoteleria kanë kërkuar zgjatje të orarit të punës, ulje të TVSH-së, si dhe ndarje të mjeteve shtesë për këtë sektor.

    Në Kosovë deri më tani janë mbi 11 mijë persona të infektuar, mbi 7 mijë të shëruar, ndërsa rreth 4 mijë raste mbesin aktive. /koha/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.