Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24 orësh, burrat kanë sulmuar fizikisht gratë në tri raste të ndryshme.
Gjakovë 10.07.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tije viktimës femër kosovare . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 10.07.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 10.07.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me shuplaka viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.