×
  • Lajme
  • Lajme

    “Trendi” i ri në Kosovë, arratisja nga burgjet

    FrontOnline
    08 Gusht 2024

    Në muajin e fundit, skena e sigurisë në Kosovë është tronditur nga arratisjet e papritura të tre individëve nga burgje të ndryshme.

    Sot ka ndodhur arratisja më e fundit nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

    Kjo ngjarje ka shqetësuar ekspertët e sigurisë dhe deputetët.

    Hisen Berisha: Heqja e armëve nga personeli i qendrave korrektuese ka ndikuar në rritjen e arratisjeve

    Deputeti  nga PDK-ja Hisen Berisha ka deklaruar për FrontOnline se heqja e armëve nga personeli i Qendrave Korrektuese, vendim i miratuar në qershor, ka ndikuar në rritjen e arratisjeve.

    “Nëse s’gaboj diku ne qershor është marrë vendimi për heqjen e armëve nga personeli i qendrave korrektuese dhe atëbotë kam reaguar në pyetjet e mediave se kjo do të krijonte parakushte për arratisjen e te burgosurve ,pa dashur te lëshojë emra te emrave te arratisurve deri te ky i  fundit qe  e pati fatkeqësinë të vritej. Janë tre persona qe janë largu deri me tani, ky trend po vazhdon dhe kjo tregon se ka dështuar sistemi i sigurisë se burgjeve dhe gjëndrave korrektuese në Kosovë dhe predikimi im qe heqja armeve nga personeli i qendrave korrektuese rezulton te jete me shume te jete me shume sesa thjesht sesa një strategji apo planifikim te jete qellim

    Ai ka theksuar se ky vendim mund të ketë kontribuar në dështimin e sistemit të sigurisë dhe ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të rishikojë masat e sigurisë dhe të fokusohet në edukimin dhe risocializimin e të burgosurve për të parandaluar veprat penale të tjera.

    “Prandaj unë  mendoj  se këtu duhet te reflektojë  Ministria e Drejtësisë,  e cila bart përgjegjësinë kryesore për dështimin e këtij sistemi dhe t’i rikthehen edhe njëherë  të trajtojnë  çështjen e sigurisë nëpër Qendrat Korrektuese të  burgjeve ne Kosovë, të  cilat duhet te kenë parasysh jo vetëm dënimin e personave qe arrestohen  për vepra të  ndryshme, por edhe edukimin edhe risocializimin e tyre“.

    Bedri Elezi: Arratisjet e të burgosurve tregojnë problemet e thella në organizimin e institucioneve të sigurisë

    Për këtë temë është deklaruar edhe  eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i cili  ka theksuar se arratisjet, përfshirë atë të sotmen, tregojnë probleme të thella në organizimin e institucioneve të sigurisë. Ai e sheh këtë situatë si një mundësi për të krijuar një strategji të re që do të përmirësojë performancën e këtyre institucioneve.

    “Ne fakt edhe rasti  i sotëm ku kemi një te arratisur prej institucionit te sigurisë ne ketë rast te burgjeve qe janë pjese e mekanizmit  të  sigurisë ne Kosovë është  dëshmi e qartë se ka probleme serioze sa i përket organizimit në kë të aspekt të  institucioneve që kanë  përgjegjësi juridike sa i përket sigurimit te personave të cilët duhet të jenë brenda burgjeve apo të institucioneve  tjera “

    Avni Islami: Është bërë trend arratisja ose ikja nga burgjet e Kosovës

    Avni Islami, ekspert i sigurisë, ka thënë për Front Online  se gjykatat mbajnë përgjegjësi për arratisjet, pasi ato vendosin llojin e dënimit dhe vendin ku duhet të sistemohen të dënuarit.

    “Muajt e fundit është bërë si trend arratisja ose ikja nga burgjet e Kosovës po kryesisht të tipit të hapur sepse te gjithë ata persona që konsiderohen me rrezikshmëri te lartë e qe janë ne burgun e Dyzit nuk ka ndodhë  që  dikush të  arratiset nga ai vend, mirëpo përgjegjësinë për  ikje të të  burgosurve e kanë  ata qe e shqiptojnë dënimin,  barrën kryesore e ka gjykata sepse ata e vendosin ku do të sistemohet i dënuari”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.