Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të shtunë se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 152 raste të reja pozitive.
194 pacientë ndërkohë janë raportuar si të shëruar nga koronavirusi.
Deri më tash janë shënuar 14.117 raste pozitive, kurse 392 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19. Raste aktive janë 5.189.