Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar 3 raste të dhunës në familje.
Siç bën të ditur policia, këto raste kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë dhe në Istog.
Në raport shtohet edhe se viktimat janë gra, ndërsa të dyshuar janë burrat e tyre.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Lipjan / 15.01.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 15.01.2025 – 12:05. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Istog / 15.01.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje