Megjithse manovrat bienale detare të SHBA pranë Havai, ishin sivjet më të vogla se zakonisht, në to nuk u përjashtua fundosja e një luftanijeje të vërtetë nga silurat.
Për stërvitjen u përdor ish-luftanija mafibe USS Durham, e tërhequr nga shërbimi në vitin 1994.
Ushtria publikoi videon e mbytjes së saj, ku duket se të paktën tre raketa balistike anti-anije godasin e shpërthejnë në trupin e saj.
Me shumë gjasa silurat janë të tipit RGM-84 Harpoon, të cilat fluturojnë mbi sipërfaqen e valëve.
Armë të tilla lëshohet zakonisht nga nëndetëset amerikane, të riintegruara në to pas modifikimeve. /tch