Trajneri i shkarkuar i Manchester United, Erik ten Hag thuhet se është ndjerë i zhgënjyer nga disa lojtarë të lartë.
Strategu holandez u shkarkua nga Djajtë e Kuq të hënën, me ndihmësin Ruud van Nistelrooy që u vendos në krye të ekipit për periudhë të përkohshme.
Të dy brazilianët ishin nënshkrime të bëra në verën e parë të Ten Hag në klub, ndërsa anglezi nuk e rizbuloi kurrë formën e tij të jashtëzakonshme të shënimit që shfaqi në sezonin e parë të holandezit në krye.
Rashford ka shënuar vetëm një herë këtë sezon në ligë, edhe pse ai shpesh ka luajtur në një rol më të gjerë dhe më të thellë se sa në trajnerët e mëparshëm.
Casemiro është një lojtar që United u përpoq ta shiste gjatë verës, por nuk mundi të gjente asnjë klub që i donte shërbimet e tij. /Telegrafi/