Nisma Socialdemokrate ka propozuar edhe tre ish-deputetë të tjerë të kësaj partie për Zëvendësinistra në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Bëhet fjalë për Valdete Bajramin, Enver Hotin dhe Zafir Berishën, të cilët pritet të emërohen nga Hoti në pozitën e zëvendësministrave.
Kështu ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Endrit Shala.
Siç shkruan Epoka e Re ai ka bërë me dije se që të tre janë propozuar nga Kryesia e Nismës.
”Në mbledhjen e Kryesisë më shumicë votash është propozuar që Valdete Bajrami të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Enver Hoti në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Zafir Berisha në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Shala.
Më herët, Nisma Socialdemokrate ka propozuar për zëvendësministër të Punëve të Jashtme edhe, Bekim Brestovcin.