Tre djem dhe dy vajza pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në Gjakovë, raporton FrontOnline.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:80 dhe të njëjtit janë arrestuar. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra shqiptare shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa të dyshuarat lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.