×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Transformohet blloku i kufizuar nga rr. “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Një investim i munguar prej 30 vitesh bëhet realitet për banorët e Njësisë 11. Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, blloku që kufizohet nga rr. “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi” është rikonstruktuar, duke ia ndryshuar faqen të gjithë zonës.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshimi është i paimagjinueshëm, pot ë kihet parasysh se më herët kjo zonë dukej si një tokë e bombarduar, si në gjendje shtetrrethimi. “Sot është si dita me natën”, tha ai.

    Duke renditur një sërë investimesh në zonat më të largëta të Tiranës, kryebashkiaku theksoi se është vetëm çështje kohe që të ndërhyhet në çdo rrugicë të qytetit. “Kemi vënë dorë edhe në periferi të Tiranës, nga Shëngjergji, ku në Bizë të Martaneshit ndahemi me Klosin dhe Matin, deri në estremin tjetër, ku ndahemi me Elbasanin; u bë rruga e Krrabës, investuam në lagjet e Ndroqit, po ashtu edhe shkolla e re ku ndahemi me Romanatin. Për sa kohë që qytetarët e kanë ndjerë dorën e bashkisë deri në periferinë më ekstreme, do të thotë që është vetëm çështje kohe, derisa të prekim çdo rrugicë”, nënvizoi ai.

    Veliaj përsëriti edhe sot apelin ndaj kompanive që operojnë në transportin urban të Tiranës, që të rikthejnë shërbimin ndaj qytetarëve. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që linjat të kuptojnë se kur kanë pasur nevojë për bashkinë, Bashkia ka qenë me ta. Kur kompanitë kanë pasur të drejtë, si në rastin e pandemisë, dhe hoqëm taksat, apo siç ishte rasti i mostaksimit të çdo autobusi, por vetëm një herë të kompanisë, që prapë dakordësuam dhe u dhamë të drejtë, ashtu duhet që ata t’i rikthehen shërbimit. Ajo që thonë disa kompani, se do e mbajnë licencën private, derisa të më dalë mua llogaria, nuk shkon sepse ajo licencë do të hiqet sepse s’po na del llogaria neve si qytetarë”, tha ai.

    Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka nisur monitorimin e frekuencës së autobusëve. “Këto tre ditë do t’i ndjek personalisht frekuencat. Kush nuk i realizon, le të shkojë në shtëpi të vajosë jahtin e tij, të shkojë me pushime; por, Tiranën nuk e mban dot peng. Nëse familjet tona, industria, të gjitha kompanitë, mbajtën një barrë të vështirësisë gjatë pandemisë, kjo lipset ta mbajnë edhe kompanitë e autobusëve. Do më kenë në krah teksa negociojmë me qeverinë edhe për rimbursimet e mundshme dhe për lehtësira të tjera, vetëm nëse fillimisht më japin të besoj që ata nuk e marrin për të mirëqenë mirësinë tonë, por që e marrin seriozisht afatin, urdhrin dhe ligjin për t’iu rikthyer punës”, deklaroi Veliaj.

    Kryebashkiaku dha një lajm të mirë për të gjitha ato familje që janë prekur nga tërmeti. Ai përsëriti se nga java tjetër do të nisë lidhja e kontratave me qytetarët, për të filluar më pas menjëherë me dhënien e pagesave cash. “Javën tjetër lidhen kontratat. Kjo është diçka e paprecedentë: ende pa kaluar 10 muaj nga dy tërmetet, jo vetëm kemi likujduar tërmetin e parë, por po likujdojmë edhe tërmetin e dytë. Në Shqipëri kemi jetuar të gjithë: Kanë kaluar 10 vjet nga përmbytjet në Shkodër dhe nuk u likujduan nga qeveria e mëparshme. Pra, do të thotë se kur shteti do, shteti bën. Si qeveria e Edit, edhe si Bashkia, duan dhe bëjnë edhe kur nuk është detyrim”, tha ai.

    Një tjetër lajm i shkëlqyer është nisja e garës për ndërtimin e 200 shtëpive të para në zonat rurale. “Do i bëjmë me blloqe: Tirana Lindje-Perëndim-Jug dhe Veri. Besoj është çështje ditësh derisa të hapim themelet e para të shtëpive. Javën tjetër nisim konsultimet me inxhinierët për të gjitha pallatet e dëmtuara. Do besojmë çfarë thonë inxhinierët, do ia paraqesim Këshillit Bashkiak, do e transmetojmë live, që çdo qytetar të jetë i garantuar se është marrë mendimi i ekspertit, siç ishte rasti i shkollës “Sami Frashëri”, ku ajo që po bëhet është shumë më e mirë”, u shpreh Veliaj.

    Ai siguroi qytetarët se nuk do të lëvizin nga lagjet e tyre dhe se pagesa e qirave do të vijojë gjersa ata të futen në banesat e reja. “Kush është në Kombinat, do vazhdojë të rrijë në Kombinat. Mund të ketë vetëm një kalim rruge ose rrugice, për të gjetur terrenin më të mirë dhe për të bërë hapësirat më dinjitoze, që nesër të shtojmë edhe shkollën, kopshtet e çerdhet, por ama do të rrimë sa më afër vendbanimit original. Derisa të vijë dita kur njerëzit të marrin në dorë apartamentin e tyre, Bashkia do ua paguajë qiranë, siç e ka paguar deri tani. Asnjë nuk do mbetet në rrugë”, siguroi Veliaj.

    Investimi i realizuar në bllokun që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi” konsiston në rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.