×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Trajtimi natyral për këmbë të buta në kushte shtëpie

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Këmbët e buta dhe të dhe të shëndetshme janë një nga dëshirat e çdo të rrituri. Pra nuk ka shumë rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur vjen puna tek shëndeti i këmbëve. Siç dihet janë një nga pjesët më delikate të trupit, çdo shqetësim në to do të thotë shqetësim i të gjithë trupit.

    Zgjidhjet për këtë problem mund të jenë të shumta duke filluar që nga zgjedhja e këpucëve të duhura, ecja apo trajtimi i duhur i lëkurës. Në këtë artikull do të ndalemi tek trajtimi i këmbëve me mënyra natyrale për t’i pasur sa më të buta e të shëndetshme. Ndiqni mëposhtë hap pas hapi këshillat e mëposhtme:

    Çfarë ju duhet

    • 1 filxhan kafe kripë
    • 2 filxhanë kafe sodë buke
    • 1 limon i shtrydhur
    • 10 pika vaj esencial trëndafili apo lavande
    • Ujë

    Si të veproni

    Mbushni një kovë apo legen me ujë të vakët ose të nxehtë dhe brenda shtoni të gjithë përbërësit. Është me rëndësi që uji të jetë disi i ngrohtë në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar. Pasi të keni hedhur kripën, sodën dhe limonin, zgjidhni vajin tuaj esencial sipas dëshirës. Nëse këtë radhë nuk ju gjendet një në shtëpi mund ta anashkaloni këtë hap dhe të përdorni vetëm përbërësit e tjerë.

    Kështu me të përgatitur ujin, zhysni këmbët e pastra në të dhe lërini të pushojnë për 30 minuta, deri sa uji të fillojë të ftohet plotësisht. Gjatë kësaj kohe herë pas here mund t’i fërkoni këmbët me njëra tjetrën, pa i nxjerrë nga uji. Më pas thajini lehtë me peshqir dhe përdorni një limë apo gur të posaçëm për këmbët për t’i lëmuar ato.

    E gjithë lëkura e vdekur duhet të eliminohet në këtë mënyrë. Kini kujdes të mos i dëmtoni këmbët tuaja teksa i limoni duke ushtruar shumë presion mbi to. Pasi ta keni bërë këtë proces për disa minuta, shpëlajini këmbët me ujë të pastër dhe thajini sërish. Në fund kur ato të jenë të buta e të pastra, lyejeni me pak krem dhe pushoni për disa minuta./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Lifestyle16 Maj 2025
    DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin...
    Lifestyle15 Maj 2025
    Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në mënyrë të përkryer...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Lidhur me stagnimin në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe zhvillimet tjera në Kosovë,  kanë folur dy...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar qasjen e institucioneve kosovare ndaj pakicës serbe, duke thënë se disa veprime po...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot sonte në emisionin “Rubikon” tha se Kosovës i duhen institucione funksionale. Ai u shpreh se kjo është...
    Lajme21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit. “Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë...
    Lajme21 Maj 2025
    Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po shihet si nevojë për ushtrinë e vendit në...
    Sport21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll për edicionin 2024/25, pas një fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 82:67 në “Minatori” të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.