×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviq: ‘Kompromisi’ i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se gatishmëria e Serbisë për të bërë kompromise për Kosovën mund të nënkuptojë vetëm ndarje të atij territori, por edhe konflikte.

    Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Millosh Vuçeviq se Serbia është “gati të bëjë kompromise” për Kosovën, Trajkoviq i tha agjencisë Beta se kjo ishte një përpjekje e autoriteteve në Beograd për t’u kthyer në “pozitat e tyre fillestare” me qëllim të ndarjes së territorit, transmeton Telegrafi.

    “Megjithatë, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në thelb ia dorëzoi Prishtinës të gjitha institucionet dhe jetën e serbëve, funksionaliteti i autoriteteve të Prishtinës nuk është realizuar. Mesazhet që tregojnë për ndarjen e Kosovës paralajmërojnë destabilizimin e ri dhe një fushatë kundër Serbisë dhe serbëve që nuk na duhet në këtë moment”, tha ajo.

    Trajkoviq theksoi se Albin Kurti kontrollon veriun e Kosovës me ndihmën e forcave speciale policore. Sipas saj, siguria në Kosovë çdo ditë e më shumë po rrezikohet.

    “Kurti zbaton ideologjinë e formimit të Shqipërisë së madhe, ndërsa Vuçiq përmes Vuçeviqit kërkon edhe një herë ndarjen e Kosovës. Të gjithë e dinë se kjo nuk mund të arrihet pa konflikt. Të dyja këto strategji mund të shkaktojnë një konflikt që do të përfundonte me dëbimin e serbëve nga veriu apo hyrja e forcave tona ushtarake në veri të Kosovës në emër të mbrojtjes së serbëve”, tha Trajkoviq.

    Ajo shtoi se NATO po sjell një numër në rritje të ushtarëve në Kosovë.

    “NATO nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e territorit. Nëse Serbia do të bëhej anëtare e NATO-s, çështja e statusit të Kosovës do të ndalohej”, tha Trajkoviq.

    Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha të martën se Serbia është “absolutisht e gatshme të bisedojë me Prishtinën” dhe të “bëjë kompromise” për Kosovën.

    Vuçeviq i tha AFP se kompromis do të thotë se askush nuk fiton plotësisht dhe askush nuk humb plotësisht.

    “Është më mirë të ulemi, të takohemi, të flasim, të përpiqemi të flasim. Çdo gjë është më mirë se përshkallëzimi”, shtoi ajo.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti i cili dyshohet të ketë rrahur ish-bashkëshorten, e cila kishte “urdhër mbrojtës”. Arrestimi...
    Lajme29 Qershor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se sondazhet që po publikohet lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, janë të porositura nga...
    Lajme29 Qershor 2024
    Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën. Ai ka thënë se po...
    Lajme28 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Ata kanë “shkëmbyer akuza” për muaj të tërë, por Joe Biden dhe Donald Trump së fundmi e kanë pasur shansin për t’u...
    Lajme28 Qershor 2024
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave....
    Lajme28 Qershor 2024
    Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.