×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviç: Veriun e Kosovës e kontrollojnë shërbimet informative edhe mafia

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    “Serbët e veriut të Kosovës përherë kanë qenë të lidhur me shërbimet e sigurisë nga Beogradi, që kanë gjetur mënyrë për të i kontrolluar, përderisa ne në jug të Ibrit ishin të lidhur me Kishën që na ka ndihmuar të mbijetojmë”, ka thënë Rada Trajkoviç kryetarja i Lëvizjes evropiane serbe në programin e mëngjesit në TV “Nova”, shkruan “Nova.rs”.

    Ajo ka sqaruar se tash veriun e Kosovës e kontrollojnë nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç që sipas fjalëve të saj “edhe në dokumentet e BIA dhe në librin e bardhë njihet si persona i përfshirë në qarqe kriminale”

    “Shikoni ë nuk pat asnjë protestë kur u vendos që veriu i Kosovës të kyçet në sistemin energjetik, protesta që bëheshin kur iu hiqeshin përgjegjësitë dhe institucionet e shtetit të Serbisë. Shihet se çdo gjë është nën kontroll, ashtu si Vuçiq është akorduar me Gjermaninë”i tha ajo.

    Trajkoviç sqaroi se tash edhe serbët e Kosovës duhet të paguajnë rrymën dhe të kenë përgjegjësi për institucionet e Prishtinës.

    Ajo vlerësoi se administrata e re amerikane do të vazhdojë të ndjek hapin e presidentit të deritashëm Tramp  me qëllim që të zvogëloj kundërshtimet ndaj Serbisë në Amerikë dhe armiqësinë ndaj Amerikës në Serbi.

    Lidhur me kthimin e Ollbrajt në politikën amerikane, ajo u shpreh se shume gjëra kanë ndryshuar dhe as serbët as Ollbrajt nuk është e njëjta dhe nuk ka argumentet që kishte përpara.

    “Kam informacione se lidershipi shqiptar ka humbur besimin që kishte brenda BE-së pas aksioneve terroriste në Kosovë edhe Shqipëri dhe hetimet për krimet të luftës. Amerikanët gjithnjë e më hapur flasin për jo-përgjegjësinë e liderëve ndaj pandemisë dhe krimeve që rrjedhin nga nacionalizmi i tyre. Gjithçka po shkon sikur liderët të lëshohen teposhtë me ujë, kur bëhet fjalë për qarqe perëndimore”, përfundoi Trajkoviç.

    Problemi qëndron në faktin se Serbia nuk di çka kërkon në Kosovë.

    “Shteti ynë nuk është e vlefshëm e përcaktuar ku shkon, ka lindja a perëndimi. Kjo shihet nga qasja e Vuçiqit, ai një ditë është ortodoks e tjetrën protestant. Serbia në kuptimin e vlerës nuk është e përcaktuar dhe nuk di të rreshtohet. Nuk ka debat të shëndoshë se çfarë duam vetëm etiketojmë ata që mendojnë ndryshe”, nënvizoi ajo.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.