-->
×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Trafiku Urban” shpenzon mbi 25 mijë € për uniformat e reja të punëtorëve

    FrontOnline
    27 Qershor 2022

    Punonjësit e “Trafikut Urban” janë bërë tashmë me uniforma të reja.

    Për gardërobën e tyre, ndërrmarrja publike – ku ata punojnë – ka paguar përmes një tenderi gjithsej 25 mijë e 991 euro më 22 qershor 2022, raporton Front Online.

    Kjo shumë do të derdhet në xhirollogarinë e kompanisë “Arta Tex”, e cila u shpall fituese e kontratës, duke ofertuar me një çmim prej 25 mijë e 991 eurove.

    Ajo mposhti në garë biznesin tjetër “Sinkos Line” që konkurroi me një ofertë diku për pesë mijë euro më të shtrenjtë apo 30 mijë euro, shkruan Front Online.

    Rrobat që “Arta Tex” do të duhet t`i dizajnojë janë të ndryshme. Filluar nga nga këpucët e deri tek kapelat, pa përjashtuar këmishat, xhemperët, pantollonët, krevatat dhe shallat.

    Uniformat janë kategorizuar në uniforma për punëtorët e sigurimit të ndërmarrjes, ato për ata të transportit publik dhe të autolarjeve. Ndarja është bërë edhe sipas gjinisë.

    25,172 euro kanë shkuar për veshjet e burrave, që janë prezent në të tre sektorët. Për gratë u shpenzuan më pak, meqë ato janë pakicë në ndërmarrje. Për 30 copa këmisha, 30 shalla, 30 xhempera dhe 30 maica të porositura për to u harxhuan 819 euro. Gratë e ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm në kuadër të sektorit të transportit publik si shofere apo konduktore, raporton Front Online.

    Kompania fituese duhet t`i dorëzojë rrobat në depon e ndërmarrjes publike brenda afatit kohor prej 15 ditësh që nisë të rrjedh nga momenti kur “Trafiku Urban” lëshon urdhrin për blerje.

     

    Front Online edhe më herët kishte raportuar për proceset e prokurimit në këtë ndërmarrje.

    “Trafiku Urban” kishte nënshkruar në mars një kontratë në vlerë 13 mijë e 500 euro për furnizim me ujë, duke shpërblyer me tender tre vjeçar konsorciumin, N.t.p “Vlora” dhe “Infinitt” sh.p.k.

    Kontrata ishte publike kornizë, që nënkuptonte se shuma jo me doemos do të harxhohej e tëra. Ndërmarrja do të duhej të paguante vetëm për ato produkte të ujit, të cilat i konsumojnë punëtorët e saj.

    Trafiku Urban, që është ndërmarrje në pronësi të komunës së Prishtinës, operon me disa linja në zonën urbane të kryeqytetit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pakrahasueshme, dhe këtë ajo përmend...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar se rreth 70 shtete kanë shprehur interes për bisedime me SHBA-në...
    Lajme09 Prill 2025
    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet...
    Lajme09 Prill 2025
    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet heqja e...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë...
    Lajme09 Prill 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur mendimin se Kryeministri Albin Kurti po përpiqet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.