Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë.
Të njëjtit dyshohen për trafikim me njerëz dhe dhunim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar.
“Prishtinë 05.04.2022-07:00. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online