×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trafikantët djegin avionin me $4mln euro kokainë pas uljes në autostradë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Një avion privat është zbuluar dje i përfshirë nga flakët pasi bëri një ulje emergjence në autostradë kur po ndiqej nga avionët ushtarakë.

    Ngarkesa masive e kokainës prej më shumë se 109 milionë peso (4.3 milionë dollarë) u gjet në një kamion pranë vendit të uljes së avionit në shtetin meksikan të Quintana Roo, zonë e njohur për turizmin me rezorte si ai i Cancun.

    Droga vinte nga avioni që trafikantët e dogjën pak pas uljes prej frikës së ndjekjes nga ushtria.

    Pamje dramatike të djegies u publikuan nga policia e Quintana Roo ku shihej avioni në mes të autostradës rurale, teksa shtëllunga të mëdha tymi dilnin prej tij.

    Zyrtarët thanë se kokaina ishte paketuar në 13 pako me peshë 30kg secila dhe se humbja e saj do të kishe pasoja serioze në organizatën kriminale pergjegjese.

    Ende asnjë arrestim nuk është bërë teksa ministria meksikane e mbrojtjes tha se avioni kishte ardhur nga Amerika jugore dhe ishte gjurmuar në hapësirën ajrore meksikane, duke u ndjekur nga dy avionë gjuajtës të ushtrisë.

    Autoritetet identifikuan mjetin si BAe-125 me 15-pasagjerë, prodhim disa dekada i vjetër. Avioni ishte ulur në zonën Felipe Carrillo Puerto, relativisht larg rezorteve të famshme turistike të shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.