×
  • Lajme
  • Lajme

    Townsend: Nuk mendoj se do ketë luftë në Ballkan

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim Townsend,ka folur për sigurinë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për atë se a mund të ketë një përsëritje të luftërave mes shteteve ballkanike.

    Townsend ka thënë se nuk mendon që do ketë një shpërthim lufte siç ndodhi në vitet 90-ta, teksa përmendi edhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë muajt e fundit.

    “Nuk konsideroj se do të përsëritet në formën si ndodhi gjatë viteve ’90 kur luftimet ishin me të vërtetë të tmerrshme. Ishim dëshmitarë të shumë tragjedive, shumë vdekjeve të civilëve. Nuk mendoj se do të ketë një shpërthim lufte siç ndodhi atëherë. Por, të gjithë jemi të shqetësuar që ende ka mundësi konflikti atje. Gjatë muajve të fundit kemi parë rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë në veçanti, dhe gjithashtu në Bosnjë ka trazira politike. Por ajo që ndryshon tani nga vitet 90-ta është prania e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me KFOR-in, në terren. Sot kemi mjete në dispozicion për ta menaxhuar konfliktin dhe për ta parandaluar shpërthimin e tij, që atëhere nuk i kishim. Vitet ‘90 ishin një periudhë gjatë të cilës bashkësia ndërkombëtare mësoi se çfarë lloj mjetesh na duheshin atje… Mendoj se mësuam nga ajo periudhë njësoj sikurse edhe vendet e Ballkanit. Konflikti gjithmonë ka mundësi të ndodhë, por tani kemi mjetet që të parandalojmë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 90-ta”,  tha ai në një intervistë për mediat amerikane, transmeton FrontOnline.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.