Tottenhami e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Jose Mourinhon.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano shkruan se Tottenhami ka marr vendim për të shkarkuar trajnerin portugez, shkruan FrontOnline.
Ryan Mason, do të merr drejtimin e “Spurs” deri në qershor të këtij viti.
Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit, por që pritet të merret vesh shumë shpejt.
Mourinho ishte emëruar trajner i Suprs më 29 nëntor të vitit 2019. Ai kishte zëvendësuar Mauricio Pochettino si trajner.
Paga e portugezit në Tottenham besohet të jetë afër 12 milionë euro në vit.
Tashmë, Mourinho është shkarkuar nga tri klube angleze të ndryshme, Chelsea dy herë, Manchester United dhe Spurs./FrontOnline/