×
  • Lajme
  • Lajme

    Totaj: Kurti shumë kokëfortë, me SHBA’në gjithmonë mund të gjendet zgjidhja

    FrontOnline
    12 Prill 2024

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj thotë se qeveria e Kosovës duhet të tregojë më shumë bashkëpunim dhe fleksibilitet ndaj kërkesave të aleatëve perëndimorë sidomos Shteteve të Bashkuara. Ai iu referua qëndrimeve për çështje si ajo e dinarit dhe Asociacionit.

    Zoti Totaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës gjatë një vizite në Uashington, tha se Kosova nuk mund të jetë peng i mënyrës se si sillet Serbia. Zoti Totaj, që është edhe kryetar i komunës së Prizrenit, foli edhe për binjakëzimin e këtij qyteti me qytetin Harrisburg në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara.

    Zëri i Amerikës: Zoti Totaj, Kosova ndodhet në trysni diplomatike për të shtyrë vendimin e Bankës Qendrore për dinarin. Çfarë duhet të bëjnë autoritetet në Prishtinë në këtë situatë, sipas jush?

    Shaqir Totaj: Kjo është një temë e ndjeshme dhe njëkohësisht e rëndësishme dhe konsideroj që kërkesat e autoriteteve ndërkombëtare nuk ka qenë që ky vendim të mos zbatohet por që të gjendet një kohë më e volitshme, më e përshtatshme në mënyrë që komuniteti serb i cili nuk ka ndonjë kualitet të jetës, mos t’i vështirësohet puna. Unë konsideroj se qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, duhet të jetë më fleksibile dhe duhet të gjejë një zgjidhje që është e përshtatshme sepse nuk kërkohet moszbatimi por shtyrja dhe gjetja e një momenti më të përshtatshëm për të zbatuar atë vendim të tyre.

    Zëri i Amerikës: Trysnia më e madhe për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin me Serbinë ka qenë ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kjo trysni si duket është shtuar edhe më shumë kur po afrohet debati në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës. Cili është qëndrimi i partisë suaj për këtë çështje?

    Shaqir Totaj: Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë më fleksibile, shumë më bashkëpunuese dhe e kujdesshme kur diskuton me faktorin ndërkombëtarë sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që kemi parë deri më tani ka qenë një qasje kokëforte e kryeministrit tonë Albin Kurti e cila nuk i bën mirë Kosovës. Ne jemi shtet dhe kemi obligime ndërkombëtare dhe ato obligime gjithsesi duhet t’i përmbushim, nuk them se ka formulë magjike mirëpo them se nëse ka vullnet, qasje konstruktive dhe fleksibile me partnerët ndërkombëtarë sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë mund të gjendet zgjidhje. Kemi kaluar sfida edhe më të rënda dhe kemi gjetur zgjidhje dhe rekomandoj që të ketë kujdes, të ketë fleksibilitet edhe të ketë gatishmëri serioze për të biseduar dhe gjetur zgjidhje, e cila zgjidhje duhet gjithsesi të gjindet.

    Zëri i Amerikës: Marrëveshja për Asociacioni ka shumë vite dhe partia juaj ka qenë në pushtet më parë. Tani ju i thoni zotit Kurti që të zbatojë kërkesën natyrisht. Si do të vepronte partia juaj dhe pse nuk ka vepruar më parë për zbatimin e saj?

    Shaqir Totaj: Kjo është një çështje delikate që vazhdon prej më shumë se 10 viteve. Vendimet e vonuara neve po na sjellin pasoja. Nuk dua të amnistoj askënd nga përgjegjësia por është diçka që i takon obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe është diçka që është diskutuar dhe negociue edhe ndoshta partia e zotit Kurti e kryeministrit të tanishëm ka qenë shumë e zëshme, kritike dhe tepër e ashpër në komente dhe kritika dhe ka parandaluar atë, duke krijuar një klimë shumë të vështirë mirëpo ajo që duhet të ndodhë është të jemi fleksibil, të dëgjojmë kërkesat që vinë nga partnerët tanë ndërkombëtarë sidomos nga SHBA-të edhe njëherë e përgjithmonë të mbyllim çështjen dhe të bëjmë një zgjidhje të përhershme. Por shikoni, me ardhjen në pushtet të zotit Kurti niveli i negociatave ka degadruar, përpara është negociuar për njohje reciproke me Serbinë ndërsa tani negociohet vetëm për një Asociacion të komunave që ka qenë temë edhe atëherë mirëpo në kundërshpërblim ka qenë temë e bisedimeve njohja e ndërsjellë, e cila tani më nuk është.

    Prandaj nuk mund të bëjmë një paralele në mes të situatës atëherë dhe situatës tani sepse ka degadrim të nivelit të bisedimeve edhe bisedohet vetëm për çështje teknike dhe nuk bisedohet për njohje reciproke që në fakt do të kishte me qenë një mbyllje e suksesshme t’i them ashtu rastit të Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Serbia nuk ka shprehur ndonjëherë vullnet për njohje reciproke. Si do t’i thonit atyre që mbështesin zotin Kurti dhe argumentit të qeverisë që në fakt është Serbia që duhet të bëjë lëshime dhe trysnia nuk është e njejtë, por ka qenë më e madhe mbi Kosovën?

    Shaqir Totaj: Kosova nuk mund të jetë peng i mënyrës se si sillet Serbia. Ne duhet të bisedojmë me faktorin ndërkombëtar, duhet të bisedojmë me SHBA-të, duhet t’i përmbushim obligimet tona ndërkombëtare dhe pastaj jam i sigurtë zhvillime positive. Serbia ka një qasje destruktive, një qasje kokëforte dhe ne nuk duhet ta marrim shembull pse sillet Serbia këështu të sillemi njejt edhe ne. Jo, pëkundrazi duhet të jemi konstruktiv, bashkëpunues, duhet të jemmi fleksibil ashtu siç kemi qenë më herët nëpër disa udhëkryqe të historisë tonë më të re dhe gjithmoonë kemi dal fitues, po e përmendi Rambujen, kohën e Ahtissarit dhe gjithmonë kemi dal me përfitime pas atyre negociatave.

    Zëri i Amerikës: Një pyetje për zhvillimet e ditëve të fundit kuLista Serbe tha se do ta bojkotojë referendumin në katër komunat veriore. Si e ndërlikon kjo situatën?

    Shaqir Totaj: Nga Lista Serbe ne deri më tash nuk kemi parë asnjë qasje konstruktive prandaj edhe nuk pres nga ta të jenë konstruktiv mirëpo konstruktiviteti i palës së Kosovëës nuk duhet të kushtëzohet me mënyrën se si sillet Lista Serbe. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar sidomos me SHBA-të duhet të jetë me vullnet të mirë, fleksibile, konstruktive, të analizojë të gjitha opsionet e mundshme dhe të mos varet nga fakti se si do të sillet Lista Serbe apo faktor tjetër në Kosovë.

    Zëri i Amerikës: Pjesë e vizitës tuaj këtu ishte edhe vizita Harrisonburg Virgnia me të cilën Prizreni ka binjakëzim. Mund të a thoni për këtë binjakëzim dhe për çështjet konkrete të Prizrenit që ju drejtoni?

    Shaqir Totaj: Ne kemi pasur fat që kemi bërë një binjakëzim të tillë, në fakt Oda Ekonomike e Prozrenit bashkë me Harrison Chamber of Commerce kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo i ka parapri binjakëzimit të dy komunave. Qëllimi është të zhvillojmë një bashkëpunim ekonomik edhe pëër këtë arsye ne kemi qenë në vizitë Harrisonburg ku jemi takuar me drejtues të Harrisoburgut, me biznismen dhe kemi bisedu për tema konkrete se çfarë projkete mund të zhvillojmë ne, ndonjë investitor potencial të vjen në Prizren ose eventualisht bizneset e Prizrenit të kenë tregë të ri për shitjen e produkteve të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si hap i ardhshëm e presim një delegacion nga Harrisonburgu, delegacion i biznesit që të kontaktojë më Odën ekonomike të Prizrenit për të parë mundësitë dhe opsionet tjera që do t’i kemi në dispozicion për bashkëpunim. Por po ashtu kam pasur visit edhe në Departamentin e Shtetit me sektorët që lidhet me Kosovën por po ashtu edhe me Departmentin apo më zyrën që lidhet me bashkëpunimin kulturor, në mënyrë që të japim një impuls të ri për një bashkëpunim në sferën e kulturës, të sportit dhe aktiviteteve tjera të cilat kanë hapësirë për rritje edhe të sasisë por edhe kualitetit. Kemi diskutu se çfarë mund të bëjmë më tepër që të rrisim këtë bashkëpunim dhe unë jam shumë i kënaqur me qasjen e tyre dhe gatishmërinë për të na ndihmuar neve në Prizren por edhe në Kosovë që t’i rrisim aktivitetet tona dhe të kontribuojmë për cilësinë e jetës në Prizren.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura dhe atyre qeveritare, por ende nuk se sa prej 80 agjencive aktuale...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se...
    Lajme19 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është djegur një kontejner i mbeturinave. Në njoftim thuhet se falë reagimit të qytetarëve është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.