×
  • Lajme
  • Lajme

    Totaj e akuzon Haskukën për nepotizëm dhe tenderë të dyshimtë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka akuzuar qeverinë e Prizrenit për tenderë të dyshimtë si dhe për punësime nepotike.

    “Kam paraqitur tri raste të punësimeve për të cilat ekzistojnë indikacione se ato janë punësime nepotike”, ka thënë Totaj duke përmendur emrat e Blerina Susurit, Elvira Dautit dhe Agneca Laçit.

    “Vetë fakti që një person ka lidhje familjare me dy të punësuarit është vetvetiu indikator se mund të kemi pasur lidhje nepotike”.

    Mirëpo, Totaj ka thënë që këto tri punësime nuk janë të vetmet parregullsi nga qeveria komunale e Prizrenit.

    “Vetë drejtori i gjimnazit është ushtrues detyre kur ne e dimë së në bazë të ligjit për shërbyes civilë është gjashtë muaj. Faktikisht kemi tri herë nga 6 muaj afat kur nuk është respektuar ligji për shërbyes civilë”.

    Ai i ka përmendur edhe dy denoncime, një rast të një personi me titull master që është diskualifikuar në secilin aplikim, si dhe një rast tjetër të një personi që merr pagë pa shkuar fare në punë.

    Totaj thotë që këto veprime nuk korrespondojnë me premtimet zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Haskukës ku premtohej depolitizim i arsimit dhe ngritje e cilësisë.

    “Mund të ndodhë që edhe këta ta meritojnë mirëpo vetë fakti që ekzistojnë lidhje të afërta familjare, për neve është indikator se dicka mund më mos ketë qenë në rregull”, thotë Totaj.

    Ai shtoi se PDK-ja në Prizren do të marrë më shumë informata dhe pastaj do t’i shqyrtojnë hapat e mëtutjeshëm.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Sot gjatë ditës u raportua se Prokuroria Special ka intervistuar zyrtaren e ‘Lëvizjes Vetëvendosje”, Dejona Mihali. Kjo u konfirmua edhe nga vet...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës personi që mbeti i plagosur sot në Mitrovicë. Rastin e konfirmoi për "Front...
    Lajme20 Shtator 2024
    Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur...
    Lajme20 Shtator 2024
    Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i...
    Kronika20 Shtator 2024
    Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit në rrugën "Fatime Hetemi". Lajmin...
    Sport20 Shtator 2024
    Sot do të fillojë xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli i vetëm i sotëm zhvillohet në Hajvali, ku...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Kjo është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.