×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Infektologu Ilir Tolaj thotë se politika ka përgjegjësi për rritjen e rasteve me koronavirus, por sipas tij edhe gastronomët nuk qëndrojnë larg në këtë drejtim.

    “Ne jemi dëshmitarë se nga ora 5:00-21:00 asnjë prej lokaleve të gastronomisë nuk iu është përmbajtur masave anti-Covid. Nuk ka ndonjë dallim mes kafeve të mbushura plotë me fushatat zgjedhore që janë realizuar më parë”, deklaroi Tolaj në “Debat Plus”.

    Tolaj megjithatë thotë se një mbyllje e tillë në këtë moment ka qenë i panevojshëm.

    “Në tre katër ditët e fundit kemi rënie të vazhdueshme të infeksioneve. Mendoj që autoritetet shëndetësore është dashur të presin edhe disa ditë. Nëse trendi do të ishte në rënie nuk do të kishte pasur nevojë për këso masa. Nëse trendi do të kishte treguar rritje të serishme, koha për të marrë masa të tilla nuk është kurrë vonë”.Infektologu thotë se është dëshmuar se masat e tilla mund të kenë efekt vetëm për shtatë ditë e jo më shumë.

    “Studimet po tregojnë se mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë. Përtej kësaj kohe efektet janë të dëmshme në shumë sfera të jetës ndërsa në pandemi këto afekte janë shumë të kufizuara. Situata në Kosovë nuk është e tillë për të imponuar masa çfarë janë shpallur gjatë ditës së djeshme”.
    Tolaj thotë se shteti ka kapacitete për të përballuar 500 infektime në ditë duke pasur parasysh së janë 800 të hospitalizuar.Infektologu thotë se masat e ndërmarra janë bërë pa ndonjë analizë profesionale e politike.“11 ditë të mbylljes nuk i sigurojnë kësaj qeverie se do të mund të sigurojë vaksinat që do të mund ta bëjnë ndryshimin”, ka deklaruar ai.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.