×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tolaj: AKP ka pasur rënie të të hyrave, shkak pandemia

    FrontOnline
    25 Maj 2021

    Pandemia dhe kërkesa e qeverisë për pezullim të shitjeve, kanë qenë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e të hyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2020.

    Kështu deklaroi drejtori i AKP-së Valon Tolaj, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku është duke shqyrtuar raportin vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

    “Edhe AKP vitin 2020 nuk e ka pasur të lehtë. Ka pasur tregues negativ për arsye të cilat jo të AKP-së po të faktorëve të jashtëm. Pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Ka pasur kërkesë nga ana e qeverisë për pezullim të përkohshëm të shitjes dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur aktivitete, por që kemi kryer punë të tjera. Këto kanë ndikuar që AKP të shënoj rënie të të hyrave. Ka rënie të të hyrave nga qiraja për faktin e gjendjes së pandemisë. Ka pasur rritje të shpërndarjes së 20 përqindëshit”, tha ai.

    Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka pasur kritika për raportin e prezantuar nga AKP.

    “Raport më ligsht nuk keni prezantuar. Të hyrat kanë rënë, por shpenzimet kanë mbetur të njëjtat”, tha ajo.

    Komisioni në këtë mbledhje me 5 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar vendimin e qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP – me material shtesë; si dhe ka marrë vendim për formimin e panelit për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë deputetët e këtij komisioni.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.