×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tkurret buxheti për ushtrinë, prioritet shëndetësia dhe ekonomia

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Me buxhetin e rishikuar është shkurtuar buxheti për ushtrinë, ndonëse për Ministrinë e Financave kjo tkurrje nuk do të thotë që i pamundësohet Forcës së Sigurisë Kosovës realizimin e objektivave të veta.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi ka thënë se me buxhetin e ri prioritet është dhënë sektorit të shëndetësisë dhe ekonomisë.

    Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se rishikimi i buxhetit i hapë rrugë përfundimit të obligimeve që kanë mbetur nga pako emergjente dhe implementimit të programit për rimëkëmbje ekonomike.

    Krasniqi: Prioritet në rend të parë është shëndeti i njerëzve dhe ai ekonomik

    “Prioritet në rend të parë është shëndeti i njerëzve dhe shëndeti ekonomik me u ruajtur. Kur po them shëndeti i qytetarëve, është që janë ndarë fonde shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sektorë të tjerë që kanë ndërlidhshmëri me ruajtje të shëndetit publik sikur që është policia. Përveç këtyre ndarjeve që janë të rregullta, është edhe pjesa e kredi-marrjes që do të ndodhë për Ministrinë e Shëndetësisë në vlerë prej 35 milionë euro. Sigurisht që do të jetë edhe një fond i ri që do të ruhet në rast se kemi vazhdim të gjendjes aktuale. Pra, është pjesa shëndetësore që është me rëndësi. Ndërkaq, pjesa tjetër e rëndësishme është që ne po i kryejmë obligimet komplet në kuadër të Pakos Emergjente dhe për këtë që është obligim”, thotë Krasniqi.

    Derisa buxheti është ulur për 5.5 milionë euro për ushtrinë, Krasniqi deklaron se asnjë projekt nuk është hequr prej buxhetit 2020, ndërsa për sektorin e mbrojtjes mund të ketë shkurtime si numër në krahasim me buxhetin paraprak.

    Ai ka shtuar se shkurtimet buxhetore edhe nëpër organizatat tjera buxhetore janë rreth 100 milionë euro.

    Krasniqi: Ka shkurtime për ushtrinë, por ato mjete mund të sigurohen nëse zhvillohen projektet e FSK-së

    “Nëse shohim kompletë buxhetin ne kemi rritë në total shpenzimet, kemi rritë edhe fondet, sepse është dashur me u sigurua diku 617 milionë euro të reja për me mbuluar nën performancën e të hyrave dhe për t’i mbuluar shpenzimet e reja shtesë. Edhe për me krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike 365 milionë euro. Pra, shkurtimi ka ndodhë te investimet kapitale për aq sa jemi të sigurt që nuk mund të ekzekutohen projektet. Edhe në sektorin e mbrojtjes nëse një projekt ec më shpejt dhe realizohet më shpejt ne kemi mundësi me intervenua përmes fondeve rezervë ose përmes ri-rregullimeve në proces të rregullt buxhetor që lejohet, pasi 25 përqidnëshi është keqkuptuar me qëllim… Mund të ketë shkurtime edhe të FSK-ja si numër në krahasim me buxhetin origjinal, por kjo nuk do të thotë që ne ia kemi pamundësuar FSK-së me i realizuar objektivat e veta. Në dy-tri vitet e fundit zakonisht FSK-ja, mjerisht buxhetin në investime deri në tetor është realizuar shumë pak”, thekson Krasniqi.

    Ndërsa, pas dekretimit të Ligjit për buxhetin, ai ka treguar se pagat nga 170 euro për punëtorë dhe kategori të tjera do të paguhen nga dita e hënë.

    Për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, zëvendësministri Krasniqi ka thënë implementimi i ligjit për buxhetin nis nga dita e hënë duke përfshirë edhe komplet masat për punëtorë nga Pako Emergjente, si dhe procesi i implementimit të disa masave të rimëkëmbjes ekonomike.

    Krasniqi: Në javën e ardhshme përfundojnë pagesat e pakos emergjente

    “Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës… Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj javën e ardhshme. Dhe pastaj fillomë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj tash e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi.

    Ndërsa, për remitencat, Krasniqi ka thënë se ende nuk mund të thuhet se ka një rritje të dërgesave nga diaspora, ashtu siç po pretendohet pasi nuk janë të kanalizuara nëpër bankat komerciale.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.