×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tirana përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Autoritetet më të larta të Shqipërisë përshëndetën marrëveshjen e firmosur të premten në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenti Ilir Meta e cilësoi atë “një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, shkruajti zoti Meta në një postim në Facebook.

    Ndërsa kryeministri Edi Rama ju drejtua me një urim homologut të tij të Kosovës Avdullah Hoti “për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, u shpreh zoti Rama në një postim në Twitter.

    Gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli, gjë të cilën kryeministri Rama e konsideroi si “fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”

    Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Ushington është dhe angazhimi i Kosovës për t’ju bashkuar nismës rajonale të ashtuquajtur “mini-Schengeni Ballkanik”, e nxitur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Kryeministri Rama e ka përshëndetur posaçërisht këtë moment. “Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike!”, shkruajti zoti Rama.

    Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, u përshëndet dhe nga kryetari demokrat Lulzim Basha. “Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA-të, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shkruajti zoti Basha në Twitter.

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cilësoi “një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!”, duke shtuar në postimin e saj në Twitter se “kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Me valën e fundit të aksidenteve ajrore, udhëtarët mund të ndihen më pak të sigurt. Por a po bëhet vërtet i pasigurt...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...
    Sport03 Janar 2025
    Ndërsa afati i transferimeve të janarit 2025 është hapur, klubet po presin me padurim nënshkrime të reja për të forcuar ekipet për...
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.