×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët mendojnë se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Ronaldo shpërtheu në lot ndërsa shfaqen pamjet e reja

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Tifozët e futbollit besojnë se tashmë e dinë arsyen e vërtetë që sulmuesi Cristiano Ronaldo qau në mes pjesëve në ndeshjen e Kombëtares së Portugalisë ndaj Sllovenisë të hënën mbrëma.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë qau pasi pati një penallti të pritur nga Jan Oblak në kohën shtesë, duke bërë që ndeshja të përfundoj baras 0-0 dhe fituesi të mësohej vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

    Ronaldo më pas vazhdoi të shënonte penalltinë e parë për Portugalinë, me skuadrën e Roberto Martinez që rezervoi vendin e tyre në çerekfinale kundër Francës.

    Tifozët e futbollit kanë sugjeruar tashmë që Ronaldo shpërtheu në lot kur pa nënën e tij të mërzitur në tribunë.

    “Cristiano Ronaldo pa nënën e tij duke qarë në tribunë dhe u shkatërrua plotësisht”, shkroi një tifoz në rrjetin social X, duke postuar edhe një video.

    “Ajo tani nuk lejohet të shikojë ndeshje të mëdha. Unë i them, “Dëgjo, unë nuk kam më baba. Nuk dua të humbas edhe mamanë time, kështu që ju nuk do të shikoni çerekfinalen, gjysmëfinalet apo finalet”, kishte thënë Ronaldo më parë me shaka për Piers Morgan në një intervistë për Daily Mail.

    Përndryshe, sulmuesi i Al Nassr, i cili pasi shënoi penalltinë e tij, ngriti duart lart duke kërkuar ndjesë për tifozët pas humbjes së penalltisë në vazhdime.

    Pas ndeshjes, Ronaldo konfirmoi se ky është Kampionati Evropian i fundit që ai po luan me Portugalinë. /Telegrafi/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport04 Korrik 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka ka zbuluar se kush e ndjen se është lojtari më i nënvlerësuar në futbollin botëror. Saka e...
    Sport04 Korrik 2024
    Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati më i dashur në Shqipëri, do e nisë edicionin e ri në fundjavën...
    Sport04 Korrik 2024
    Ashtu siç pritej, më i vogli nga vëllezërit Mbappe ndjek gjurmët e më të madhit, Kylian dhe largohet nga PSG . Lille...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është lajm i mirë që blloku operativ i rinovuar në Kirurgjinë Torakale është pajisur me filter...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Pjesëmarrja e princeshës Kate, në Kampionatin e turneut më prestiogjioz të tenisit në botë, Wimbledon, ende mbetet problematike. Sipas mediave britanike prezenca...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretentoi t’i ketë parë duke fluturuar dronët e Kosovës “Bayraktar”. Sipas tij kjo u bë për t’i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve...
    Lajme04 Korrik 2024
    Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.