×
  • Opinione
  • Opinione

    T’i mirëmbash miqësitë dhe të mbrohesh nga armiqësitë

    Xhevdet Pozhari
    26 Tetor 2023

    Në këtë botë çdo gjë ndryshon, përfshi edhe rendet shoqërore. I përhershëm mbetet vetëm ky rruzull tokësor të cilin e rëndojmë ne të sotmit që jetojmë në të, e ku kanë jetuar të parët tanë dhe si vazhdimësi e jona, do të jetojnë pasardhësit. Nuk ndryshojnë as popujt që jetojnë në fqinjësi me njëri tjetrin, e të cilët janë përballur herë me konflikte, mosmarrëveshje, e herë me bashkëpunim të ndërsjellë, për një të ardhme më të mirë të përbashkët.

    Kur ne shqiptarët flasim për pozitën tonë në këtë Ballkan dhe për miqësitë e armiqësitë tona me popujt fqinjë, nuk kemi si mos të ballafaqohemi me të vërtetën se në përgjithësi, në këtë gadishull, ne kemi jetuar të ‘vetmuar’, apo pranë ‘armiqve’ dhe ‘miqve’ të cilët ose kanë dashur ta përdorin, e ndonjëherë edhe ta keqpërdoron pozitën tonë të vetmitarit, i cili në këto hapësira nuk ka as ‘vëllezër’ as ‘kushërinjë’.

    Sa u përket armiqësive tona me popujt tjerë të këtyre hapësirave, ato kryesisht kanë të bëjnë me popullin serb dhe atë malazez, të cilët gjatë kohëve të turbullta e me trazira, siç janë këto të sotmet, kanë dashur të zaptojnë dhe kanë pushtuar toka shqiptare. Ndërsa “miqësitë” i kemi pasur me popullin kroat e bullgar, me të cilët shpeshherë na ka miqësuar armiku i përbashkët – ai serb.

    Në këtë kontekst, relacionet shqiptare me popujt e tjerë të Ballkanit, në shumicën e rasteve janë varur nga ambicia e fqinjëve për të gllabëruar toka shqiptare. Kështu për shembull, pushtimi serb i Kosovës dhe i Maqedonisë së Vardarit në vjeshtën e vitit 1912, u solli shumë vuajtje shqiptarëve. Dhe jo vetëm atyre por edhe bullgarëve, gjë që i çoi këta dy popuj të drejtonin shikimin nga njëri tjetri e të shihni mundësit e mbrojtjes së përbashkët nga armiku të cilin e kishin gjithashtu të përbashkët.

    Ndërkohë, që nga luftërat ballkanike e këtej, programi serb ka qenë shumë i qartë sa u përket armiqve të tij të ’natyrshëm’: shqiptarët duhej të shfaroheshin plotësisht përmes gjenocidit dhe shpërnguljes, ndërsa bullgarët duhej të serbizoheshin.

    Dhe ky rrezik, i llojit të ndryshëm, por me përfundim të njëjtë – asgjësim e tyre etnik – i nxiti shqiptarët e bullgarët të shihnin mundësitë që të mbështesnin njëri-tjetrin dhe bashkërisht të përballen me armikun që kishte projekt konkret për asgjësimin e tyre, përmes metodave të ndryshme, dhe zaptimin e tokave shqiptare e bullgare.

    Lidhur me këtë bashkëpunim duhet veçuar veprimtarinë e kolonisë shqiptare në Sofje në dekadat e fundit të shek. XІX, përfaqësuesit e së cilës kishin luajtur një rol tepër të rëndësishëm në të gjitha aspektet e Rilindjes Kombëtare shqiptare.

    Sipas historianëve bullgarë, Sofja e pas luftërave ballkanike dhe e paraluftës së dytë botërore ka qenë tërheqëse për emigracionin shqiptar. Atje ishin strehuar edhe shumë patriotë e rilindës shqiptarë, të cilët të papenguar kishin vepruar për kauzën e popullit të vet.

    Sipas regjistrimit zyrtar të vitit 1926 numri i shqiptarëve nënshtetas të Mbretërisë bullgare, ka qenë 1536 burra dhe 619 gta, pra gjithsej 2155, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë jetuar në kryeqytetin bullgar.

    Ndërkohë, gjithmonë sipas historianëve bullgarë, në vitet e 30-ta të shek. XX, së bashku me mërgatën e përkohshme ekonomike, numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Bullgari ka qenë rreth 7,000 – 8, 000.

    Shqiptarët në Bullgari kanë qenë të organizuar në dy shoqata – “Dëshira” dhe “Gjergji Skënderbeu”, ku kanë pasur një jetë të pasur kulturore dhe kombëtare. Delegacionet e këtyre organizatave pothuajse çdo vit e kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë zhvilluar takime me mbretin Zog, me ministra dhe me figura të shquara shoqërore.

    Kuptohet ajo që i ka forcuar marrëdhëniet e një populli të këtushëm me popujt fqinjë, ka qenë e kushtëzuar nga pjesa e tij etnike e mbetur jashtë kufijve të shtetit amë dhe pjesa etnike e të tjerëve e mbetur brenda kufijve, për shembull, të Shqipërisë.

    Edhe sa i përket çështjes së të tjerëve në shtetin tonë dhe i tanëve në shtetet fqinje, shqiptaria më vështirë e kanë pasur me serbët të cilët gjithmonë janë udhëhequr nga bindja se Serbia shtrihet deri aty ku ka edhe një varr të vetëm serb. Pra, janë udhëhequr nga bindja se toka u takon të vdekurve, e jo të gjallëve.

    Për dallim nga prijësit serb, ata bullgarë të pasluftërave ballkanike janë orvatur që pakicat etnike të jenë ura afrimi e jo mure të larta që nuk të lejojnë ta shohësh fqinjin. Andaj, me 9 janar të vitit 1932, në Sofje, delegacionet nga Bullgaria dhe Shqipëria janë pajtuar të përgatisin një Protokoll përmbledhës ku do trajtoheshin çështjet e pakicave.

    Por, angazhimet e përcaktuara me këtë Protokoll nuk u realizuan për shkaqe të ndryshme, më së shumti për shkak të presionit jugosllav dhe grek mbi qeverisjen në Tiranë . Ky presion ka ardhur si pasojë e politikave jugosllavo-greke për shtypjen e pakicave dhe moslejimin e çdo nisme e cila do t’i rregullonte ato në ndonjë nivel ndërkombëtar, qoftë ai edhe në nivel dypalësh.

    Nga pala jugosllave dhe ajo greke e paraluftës së dytë botërore, hapja e çështjes së pakicave në Ballkan është konsideruar si diçka që i dëmton interesat e tyre kombëtare, të cilat interesa kryesisht janë mbështetur ose ne dëbimin, ose në asimilimin e etnive tjera.

    Ndërkohë duhet thënë e vërteta të cilën e nënvizojnë edhe shumë historianë bullgarë: Bullgaria dhe Shqipëria e viteve të 20-ta dhe 30-ta të shek. XX kishin shumë probleme të brendshme. Andaj edhe nuk kishin pasur mundësi të bënin diçka më shumë për vetveten dhe marrëdhëniet dypalëshe. E, kur kësaj i shtohen orvatjet greko-serbe që të pengohet cilido bashkëpunim mes shqiptarëve dhe popujve tjerë fqinjë, si për shembull me bullgarët, atëherë çdo gjë i merr përmasat e lojërave ballkanike.

    Me shembuj se si shqiptarët e kanë jetuar vetminë e tyre në këtë Ballkan, mund të vazhdohet deri në pafundësi. Gjë që qartësohen një të vërtetë: se edhe ne kemi nevojë për të tjerët, por njëjtë edhe ata për ne. Por, mbi të gjitha duhet ta kuptojmë se ne duhet të dimë t’i mirëmbajmë miqësitë me popujt fqinjë me të cilët na bashkojnë të njëjtat interesa, prej të cilëve kryesori është që të mbrohemi nga armiqësitë e armiqve të përbetuar, në çdo kohë.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Opinione20 Shkurt 2024
    Nga Janusz Bugajski: Nën sundimin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, Serbia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë. Ajo kërkon të...
    Opinione19 Shkurt 2024
    Nga Baton Haxhiu Presidentja e Kosovës dukej e pafuqishme në fjalimin e saj, por me qasje dhe gjuhë normale ndaj krizës se...
    Opinione18 Shkurt 2024
    Nga Bekim Çollaku Sot, në këtë ditë të shenjtë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, le të kujtojmë me nderim...
    Të tjera
    Sport21 Shkurt 2024
    Bayern Munichu ka vendosur t’i ndajë rrugët me Tomas Tuchelin në fund të këtij sezoni. Sipas gazetarit Florian Plettenberg nga “Sky Germany”,...
    Lajme21 Shkurt 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, trupi gjykues në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup...
    Vip21 Shkurt 2024
    Nominimi i kësaj jave, duket se e ka nxjerr nga vetja në disa situata Meritonin. Ai ka pasur përplasje me shumë banorë...
    Lajme21 Shkurt 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar prijësit popullor Haxhi Zeka dhe Shaban Polluzha. Haradinaj ka thënë se...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, si dhe përfitimet e para të...
    Lajme21 Shkurt 2024
    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.