Të mërkurën është vjedhur arka e xhamisë në Hajvali.
Policia përmes raportit 24 orësh, të enjten njofton se persona të panjohur kanë thyer derën dhe janë futur brenda në xhami. Nga arka e xhamisë kanë arritur të vjedhin rreth 30 euro.
“Ankuesi raporton se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e hyrjes dhe kishin arrit të marrin nga arka e xhamisë, para të gatshme në vlerë rreth 20-30 euro”, thuhet në raportin e PK-së.
Nuk raportohet për të arrestuar.