×
  • Sport
  • Sport

    Thirrjet raciste kundër Kosovës në ndeshjen Serbi-Zvicër, FFK ankohet në UEFA

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri.

    “Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh”, tha FFK.

    Federata lidhur me këto veprime ka përgatitur ankesë zyrtare për në UEFA.

    “Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo”.

    “FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen”.

    Federata tha se stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme.

    “FFK mbetet besnike e promovimit të vlerave, respektit e solidaritetit në sport dhe do të angazhohet në çdo nivel që të sigurojë se këto akte do të dënohen nga mekanizmat e futbollit ndërkombëtar”.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Sport13 Tetor 2024
    Skuadra e Bashkimit ka fituar derbin “04” ndaj Golden Eagle Yllit, duke e vazhduar ecurinë e pamposhtur në kampionat. Prizrenasit në xhiron...
    Sport13 Tetor 2024
    Ardian Ismajli vlerësoi kundërshtarin e radhës, Gjeorgjinë dhe shtoi se nesër Kombëtarja e Shqipërisë synon të marrë tre pikët në “Mikheil Meskhi”,...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Kronika13 Tetor 2024
    Nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Kështu ka bërë të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memiliaj, po dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj të pritur nga janari në...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.