×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

    Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndëshme.

    “E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

    Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

    “Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

    Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

    Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëvë u është drejtuar me një fjalë.

    “Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani./Express/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Forcat e Sigurisë së Kosovvë, kanë njoftuar se instruktorë të ushtrisë turke relizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66,...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arritur  në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqesin lirinë për Kosovën dhe kosovarët. Ajo iu drejtua...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Sot, më 22 shtator, shënohen 26 vjet nga beteja heroike e vitit 1998 në Drenicë, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi  heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike....
    Sport22 Shtator 2024
    Manchester City-Arsenali është kryederbi i kësaj fundjavë në Premier League. Kamponit në fuqi të Anglisë dhe ‘Topçinjtë’ do të përballen sot prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin. Hamza gjatë ditës së sotme, bëri homazhe...
    Sport22 Shtator 2024
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.