×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirrja e Ambasadës amerikane për partitë politike: Respektoni vendimin e Kushtetueses

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim.

    Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

    “Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.

    Të hënën në mbrëmje, Qeveria e Kosovës u rrëzua pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor. Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

    Kësisoj, sot ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në orën 13:00 do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre./FrontOnline/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ndodhen sot në Bruksel, një ditë pasi...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit. Maqedonci...
    Lajme17 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se retorika e përditshme e krerëve të shtetit për kërcënimet e mundshme...
    Të tjera
    Sport17 Shtator 2024
    Nuk ka dëshirë ta quajë një revansh, mirëpo Ardian Ismajli duket qartë se ka një brum prej futbollisti profesionist dhe patrioti të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit. Maqedonci tha se qasja...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Enis Tamnik duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një grua ka njoftuar policinë e Kosovës se një person ka postuar në rrjetet sociale ka postuar një mbishkrim ngacmues. Rasti nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.