Një person është therur me thikë nga dy të dyshuar në Prizren.
Policia njofton përmes raportit se viktima është dërguar në spital dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,
“Rr. Ali Hadri, Prizren 01.06.2022 – 16:34. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.