Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se është sulmuar me thikë nga një person tjetër, raporton Front Online.
“Prishtinë 10.09.2020 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se është sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar”, është bërë e ditur në njoftim. /Front Online