Një person në Prishtinë është therur me thikë, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është therur ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 16.06.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.