×
  • Opinione
  • Opinione

    Themelimi i grupeve për mbikëqyrje, cenim i pavarësisë së BQK-së

    FrontOnline
    29 Mars 2022

    Shkruan: Safet Gërxhaliu

    Pavarësia e bankës qendrore i referohet lirisë së saj nga ndikimi i drejtpërdrejtë politik ose qeveritar. Gjatë viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980, ekonomitë kryesore të industrializuara te botes  përjetuan periudha të inflacionit të lartë. Pas këtyre periudha shume analiste me te njohur te kohëve tentuan te analizojnë se pse bankat qendrore i lejuan ato të ndodhnin? Ne baze te krahasimeve komperative te vendeve te ndryshe, shume hulumtues  kanë vënë në dukje se presionet politike ishin arsye kryesore e inflacionit ne këto vende . Politikanet e zgjedhur mund të shpesh motivohen nga konsideratat elektorale afatshkurtra, ose mund të vlerësojnë shumë rritjet  ekonomike afatshkurtra, ndërkohë që ne planin afatgjate si pasoje e këtyre politikave  vijnë  pasojat afatgjata inflacioniste dhe luhatjes  se stabilitetit financiare ne vend . Tendencat e politikaneve të zgjedhur për të shtrembëruar politikat ekonomike mund te rezulton shume e dëmshmen per ekonominë e vendit .Per ketë arsye pavarësia e Bankës qendrore ne vend është e rëndësisë jetike per funksionimin te ekonomisë dhe financave ne vend. Për të siguruar stabilitetin financiare  në një vend, banka qendrore bashkëkohore janë të ndara nga qeveria dhe ministria e financave te vendit .

    Filluar nga 2020 ku pandemia e shkaktuar nga Covid19 beri qe e gjithë bota te përjetoje krizen me te thelle ndonjëherë dhe ende pa dal nga kjo krize  me pasoja te tmerrshme per njerëzit  dhe ekonomitë ne gjithë globin, lufta ne Ukraine vetëm sa ka bere qe gjendja nga shume e keqe te kaloje ne gjendje te tmerrshme ,ku stabiliteti financiare dhe ekonomik edhe ne vendet me  te zhvilluara janë bere sfide shume e komplikuar ,inflacioni gati dy shifrore ka shtyre ne shqyrtime skenarët me te këqija te stres testeve te këtyre vendeve per te konsideruar .

    Ne Kosove ne drejtim krejt te kundërt te zhvillimeve ne vendete demokratike  , Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e së e kësaj të mërkure, si pikë të të rendit ditës, ka paraparë edhe Formimin e grupit punues lidhur me ‘mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës’.

    Ky paralajmërim për themelimin e këtij grupi do të jetë goditje e rënde per stabilitetin financiare ne vend  dhe paraqet  shkelje te rende te Kushtetutës së Republikës së Kosovës për BQK-në, e cila e ka të garantuar pavarësinë e saj, ku Neni 140, thotë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës dhe se Qeverisja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës rregullohen me ligjin, cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj.

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në vend, këtë vlerësim e kanë dhënë edhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë dhënë nota të larta për institucionin rregullues financiar në vend.

    Pra është e rrugës që Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, fare të mos tentojë dhe të krijojë grupe punuese të cilat do të prekin pavarësinë e BQK-së.

    Tendenca për të kapur BQK-në dhe për të ndërhyrë në proceset e saj, cenon procese të rëndësishme, komplekse që kanë ndjeshmëri për Kosovën, siç është edhe procesi i Arbitrazhit ndërkombëtar të Iute Credit kundër Republikës së Kosovës.

    Në vitin 2020 kur bota u përfshi nga Pandemia Covid19 dhe shumë shtete dhe institucione financiare ndërkombëtare u ballafaquan me probleme, ishte BQK-ja që në Kosovë përmes vendimeve të saja, arriti që të ruajë besimin dhe qytetarët e Kosovës, të jenë të sigurtë me mjetet e tyre që i kanë në institucionet bankare në vend.

    Pra pavarësia e BQK-së, është kruciale për të ecur tutje dhe të jetë në harmoni edhe me politikat e akterëve financiare në vend.

    Po ashtu një problem që shumë shtete e kanë, përshirë edhe vendet e rajonit është problemi i kredive të këqija të cilat në vende e tjera kanë përqindje shumë më të lartë se Kosova. Pra edhe pse pandemi, falë BQK-së, ne kemi arritur të kemi shumë pak kredi jo performuese, të kemi kapitalzim të lartë të likuiditetit në shumë sektor, po ashtu edhe është rritur konkurrenca dhe ku kemi edhe institucione të reja në Kosovë që shtrijnë aktivitetin bankar në vend.

    Nuk duhet harruar që me pavarësinë që sot në Kosovë, ka BQK-së, janë bërë hap shumë pozitiv, edhe ideja që të kemi liberalizim të tregut të sigurimeve TPL është jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

    Nëse do të kemi lëvizje nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, dhe do të themelohen grupe për mbykqyrje të BQK-së është e sigurt se do të prishet imazhi pozitiv i Kosovës sa i përket aktiviteteve të sistemi bankar e financiar në vend dhe ndërhyrjes së institucionet e pavarura në Kosovë.

    Sot në Kosovë janë disa banka vendore e ndërkombëtare të cilat së bashku e përbejnë mozaikun e sistemit bankar në vend. Bankat e huaja e kanë model Kosovën për funksion të mirë të sistemit bankar, zhvillimit të mirë të sistemit të pagesave dhe kjo është arritur falë përkushtimit të të pavarësisë së funksionimit të BQK-së.

    Sot bota kapitaliste i beson institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë dhe nuk dot ë ishte mirë që të ketë ndërhyrje politike dhe tendenca për të pasur nënë kontroll BQK-në. Këto tendenca do të mund të ndikojnë edhe në procese të ndryshme që lidhen më Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Të gjitha raportet ndërkombëtare, BQK-në, e kanë vlerësuar lartë. Njëri ndër to është edhe Komisioni Evropian ku BQK-në e ka vlerësuar me notën 3, kurse vendin në total e ka vlerësuar me 1.9. Edhe Departamenti i Shtetit ka dhënë vlerësime pozitive për BQK-në, pastaj Banka Botërore, FMN e institucione të tjera ndërkombëtare.

    Nuk është faji i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, se pse nuk është votuar me kohë bordi i BQK-së nga Kuvendi i Kosovës, pra vonesa e bordit ka shkaktuar vonesa në funksionalizimin e tërësishëm të BQK-së.

    Për fund edhe agresioni rus në Ukrainë ka prekur sistemin financiar në gjithë botën për shkak të tregjeve globale ku bën pjesë edhe Kosovë edhe pse si vend i vogël. Me besimin dhe vlerësimin që ka BQK-ja, është arritur të ruhet besueshmëria qytetare ndaj sistemin bankar dhe financiar në vend. Pra rol kyq në këtë segment ka BQK-ja që përmes politikave të saj ka arritur të ruaj imazhin pozitiv të Kosovës.

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Opinione01 Janar 2025
    Shkruan: Blerim Shala Viti 2025, i cili tashmë i ka hapur portat për të gjithë ne, do të jetë politikisht një vit...
    Të tjera
    Vip03 Janar 2025
    Xheneta është deklaruar pasi familja e Gjestit nuk e përmendi, gjersa ishin duke biseduar më këtë të fundit. Ajo thotë se është...
    Vip03 Janar 2025
    Gjatë ‘Prime’, Xheneta ka folur për mashkullin të cilin la një njohje jashtë. Në momentin kur ajo filloi të flasë për këtë...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Sport03 Janar 2025
    Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor ka ‘konfirmuar’ atë që ai dhe Logan Paul mund të fitojnë në një ndeshje të mundshme boksi....
    Lajme03 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte...
    Vip03 Janar 2025
    Gjesti ka qëndruar për rreth gjysmë ore duke u pastruar në banjo. Ai ka hargjuar pothuajse gjithë ujin e ngrohtë për banorët....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.