Mevludin Krasniqi, zyrtari në partinë e Fatmir Limajt, ka reaguar pas shkarkimet e fundit të bëra nga Qeveria Hoti.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka krahasuar këto shkarkime me kapje të shtetit.
“Realisht kjo është “kapje e shtetit”, kjo që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2020”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Realisht kjo është “kapje e shtetit”, kjo që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2020:
Shkarkim/emërimet e dhjetëra bordeve dhe drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike
Shkarkim/emërimet e bordeve dhe drejtorëve të Autoriteteve Rregullative
Shkarkim/emërimet e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive
Shkarkim/emërimet e Këshillave Drejtues të Universiteteve Publike
Shkarkimi/emërimi i drejtorit të Policisë
Shkarkimi/emërimi i drejtorit të Doganës
Shkarkimi/emërimi drejtorit të Administratës Tatimore
Shkarkimi/emërimi i bordit dhe i drejtorit të SHSKUK-së
Shkarkimi i drejtorit të AKI-së (me tendecë emërimi)
Shkarkimi i sekretarit të Presidencës (me tendencë emërimi)
Në disa nga institucionet e cekura më lartë, fatkeqësisht, shkarkim/emërime ka patur edhe nga disa herë brenda këtij viti
Sigurisht ka dhe të tjera shkarkim/emërime që si kam përmendur!