Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzorë ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mirë karshi kësaj dukurie negative.
Ai e ka cilësuar ngjarje të rëndësishme në këtë ditë duke thënë se sfidat që ka vendi për të ndaluar këtë dukuri janë të mëdha, por që do të luftohet.
“Duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar mirëqenie dhe të mos ketë hapësirë për krijimin dhe zgjerimin e kësaj dukurie negative për qytetaret”, ka thënë presidenti.
Mes tjerash, Thaçi ka thënë se raportet e fundit shihet se në Kosovë ka një rënie të numrit të trafikimit me njerëz në Kosovë dhe kjo falë punës se institucioneve.
“Kosova i është mirënjohëse Bashkimit Evropian”, vazhdoi presidenti, duke thënë se trafikimin mund ta mundim vetëm së bashku.
“Evropa ka vite të tëra që përballet me emigrantët kemi parë skena nga trafikimi me njerëz, duhet të punojmë se bashku, duhet të mbesim të përkushtuar për të luftuar këtë dukuri”, shtoi Thaçi duke ftuar institucionet përgjegjëse të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore për të ndaluar këtë dukuri.