Presidenti i vendit po vazhdon të promovojë bukuritë dhe pasuritë e Kosovës në postimet e tij të fundit në Facebook.
Sot Hashim Thaçi e nisi ditën duke kujtuar punën e rëndë që bëhet nga minatorët e Trepçës.
Ata i quajti edhe simbol të ndershmërisë në ndërtimin e shtetit.
“Trepça, thesar i Kosovës ?? Çdo ditë e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës ⚒. Minatorët ??♀️??♂️, simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”.