Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Gjermaninë në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit.
Kjo ditë që shënon ribashkimin e Gjermanisë për Thaçin është momenti që vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.
Ai thotë se Kosova i ndan me krenari vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët evropianë.
“Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë. Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta të unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj Evropianë.”, shkruan Thaçi.