×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Lutemi për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Bejrut

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Twitter lidhur me shpërthimin e frikshëm që ka ndodhur sot në Bejrut.

    Presidendi Thaçi shprehet se fotografitë nga Bejruti janë tragjike.

    Ai thotë se populli i Kosovës bashkëndjen dhe lutet për të lënduarit dhe familjet e viktimave.

    Statistikat e fundit të nxjerra nga Libani raportojnë për 50 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut.

    Shpërthimi në qytetin port pranë një fabrike fishekzjarresh në orën 6 me orën lokale shkaktoi një katastrofë në vend.

    Ministri i Shëndetësisë tha se fabrikat ku ndodhi shpërthimi mendohet të kenë pasur material të shumta eksplozive.

    Pamjet dramatike tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm dhe më pas krijimin e një shtëllunge të madhe tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

    Ndërkohë ushtria libaneze ka dalë menjëherë në terren. Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.

    Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara do të nxirrte aktgjykimin në mungesë të katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të Rafik Haririt.

    Të katërt janë anëtarë të grupit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, i cili vazhdimisht ka mohuar të ketë pasur gisht në vdekjen e Haririt.

    Shpërthimi i dytë i pakonfirmuar u raportua të ishte pranë rezidencës së Haririt në të njëjtin qytet.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar edhe njëherë arrestimin e eprorit policor Bojan Jevtic, në operacionin...
    Lajme17 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se ka aplikuar në librin e rekordeve Guinness për dështimet në konstituimin e kuvendit. “Aplikova në Librin...
    Lajme17 Korrik 2025
    Mëngjesin e sotëm, njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë realizuar një...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar pas zhvillimeve të fundit në Hagë, ku po mbahet  katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në organizimin e Institutit Kombëtar Demokratike (NDI). Osmani është e pranishme në konferencën hapëse...
    Lajme17 Korrik 2025
    E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 48-të konstituive. Ajo foli rreth vendimit të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kan vendosur flamurin kombëtar shqiptar në foltoren para deputetëve, për të cilin dhe u shpreh se kreu...
    Lajme17 Korrik 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka publikuar një baner si vazhdimësi e fushatës “Shteti në pauzë”. Në këtë baner është shkruar “Kur t’ju...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.