×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërkon nga Shqipëria që t’i drejtohet Këshillit të Europës për akuzat e trafikimit të organeve

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tregoi detaje të pathëna në lidhje me intervistimin e tij nga Gjykata e Hagës, pas aktakuzës së ngritur për krime lufte.

    Thaçi rrëfeu se është pyetur për çdo gjë, por kurrë për akuzat e rënda të trafikut të organeve dhe ekzistencën e Sshtëpisë së verdhë në Shqipëri ku edhe ndodhte trafiku, siç akuzohet në raportin e përgatitura nga hetuesi i të drejtave të njeriut, Dick Marty.

    Thaçi shkoi më tej dhe tha se këto akuza të rënda përveçëse përlyejnë UCK-në, rëndojnë edhe mbi vetë shtetin shqiptar. Prandaj, ai tha se Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës.

    Thaçi: UÇK nuk u hakmor asnjëherë ndaj popullatës serbe, disa individë mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës

    “Limaj e Haradinaj janë thirrur në Hagë e kanë dalë të pafajshëm, vetë OKB ka bërë hetime. Pasi shpallëm pavarësinë u instalua Eulex që vijoi hetimet, burgosjet dhe gjurmimet e njerëzve të UCK. Për 17 vite ndërkombëtarët kanë hetuar në Kosovë, ndërkohë që kosovarët s’kanë pas mundësi të hetojnë vetë pasi edhe drejtësia ka qenë nën autoritetin e ndërkombëtarëve. Njerëzit që kanë kryer gjenocid janë në Beograd. Drejtësia ndërkombëtare nuk bën përpjekje për t’i hetuar ata. Ne i dimë kush janë viktimat dhe kush agresorët. Sa i përket intervistimit tim, dua të them se UCK ka qenë grumbullim i lirë nuk ka ndërhyrë askush me prirje terroriste, ka pas zero tolerancë, nuk janë lejuar shfaqjet radikale, pasi kurrë askush nuk do të na mbështeste. Unë jam intervistuar për 4 pasdite, jam pyetur që momentin kur kam lindur edhe për vitin ‘88, ‘95, për çdo gjë më kanë pyetur. Raporti i Dick Marty-t atë jehonën e ka marrë me pretendimin për trafik organesh. Asnjë pyetje për trafik organesh nuk kam pasur unë. Gjithashtu as edhe një pyetje për shtëpinë e verdhë pasi nuk ka ekzistuar. Sot vetë shteti shqiptar duhet me pyet dikënd: Cfarë ndodhi? Se përmendet Shqipëria. I drejtohem qytetarëve të Shqipërisë dhe njerëzve të politikës, drejtuesve të shtetit atëherë, që flasin nëpër studio: Duhet të flasin hapur, ka pasur trafik organesh ? Ka pas shtëpi të verdhë? Cili ka qenë roli i UCK-së? Shteti shqiptar ka lejuar trafik organesh? Ka lejuar shtëpinë e verdhë dhe kampe përqendrimi? Pra, akuzohet Shqipëria këtu. Në këtë moment Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës, pasi është akuzë e rëndë. Unë si një nga të dyshuarit them le ta ftojnë Nanon për dëshmi edhe Mejdanin, edhe Majkon, edhe liderin e opozitës Berisha, edhe zotin Meta zv. kryeministër në atë kohë. Ata kanë njohuri për çfarë ndodhte në territorin e vetë.”, ka thënë ai në News24.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.