×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: UÇK nuk u hakmor asnjëherë ndaj popullatës serbe, disa individë mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për krimet e luftës si dhe akuzat ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj.

    Thaçi garanton se UÇK nuk është hakmarrë asnjëherë ndaj popullatës serbe apo individëve të caktuar, por thotë se mund të ketë pasur raste të izoluara kur individë të caktuar kanë keqpërdorur fisnikërinë e luftës për interesa personale.

    Ai ndërkohë kujton se për luftën Kosovë-Serbi, deri më sot në bankën e të akuzuarve ka më shumë shqiptarë se sa serbë edhe pse gjenocidin shtetëror e kryen këta të fundit.

    “Qytetarët e Kosovës nuk e kanë nisur luftës se kanë dashur. Lufta është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të shoh lajme për të. Vetëm ai që e ka përjetuar e di. Çfarë është spastrimi etnik, fizik, dhunimi i grave, vrasja e fëmijëve. Unë personalisht ndihem krenar që një nga themeluesit e UÇK-së, që në 1992. Theksoj se duhet të mendojmë për gjencodin në Kosovë, dëboi 1 milionë qytetarë Serbia. 400 masakra kundër qytetarëve civilë shqiptarë, 20 mijë gra i dhunoi, vranë 1 mijë e 300 fëmijë si dhe dëme ekonomike. Përmasat janë të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Me përjashtim të një aktakuze ndaj Millosheviç, ndodhi një amnisti ndaj gjenocidit, e padrejtë. Edhe nëse i sheh paralelet, sot për fat të keq kemi më shumë të akuzuar shqiptarë se sa serbë. Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë ekzistencë, liri e pavarësi. E drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës. S’ka ndodh asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serb, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo. Tjetra Serbia ka luftuar si shteti, kurse Kosova vullnetare, të studentëve, fshatarëve, punëtorëve, të gjithë që kanë dashur t’i bashkohen UÇK-së. Tendenca sot për të rishkruar historinë është e rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë. Edhe këtë çmim që do e paguajë Kosova të lirisë, proces jo i lehtë, por do e kalojmë faqebardhë. Viktimat në Kosova s’mund t’i ndash në baza politike, ideologjike. Serbia i ka vrarë vetëm se kanë qenë shqiptarë, jo politike.”

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim ndaj grupit të parë prej shtatë personave në rastin e dhunimit të 11 vjeçares. Gazeta...
    Kronika23 Prill 2024
    Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në Pejë. Lajmi u konfirmua për Front Online nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua e ka raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, pasi është ndjerë e kërcënuar nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të procesit të votimit në katër komunat veriore me shumicë serbe për largimin...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ishte i gjithë buzëqeshur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të ndjekur të hënën pas fitores 2-1...
    Vip23 Prill 2024
    Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’. Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.