×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi godet Haradinajn: Nuk i ndryshoj qëndrimet çdo 10-15 minuta

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media, ka trajtuar një nga një zhvillimet e javës së kaluar, kur u nënshkrua marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.Për Thaçin është e pranueshme marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti, e madje thotë se nuk ka rëndësi që ai nuk ishte fizikisht i pranishëm në Uashington.

    Presidenti thotë se ai nuk i ndërron pozicionet, herë të thotë se e pranon marrëveshjen, e herë jo. Këtu duket se e ka me kreun i AAK’së, Ramush Haradinajn, i cili të premten tha se nuk e përkrah marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, e pas pak doli pro saj.

    “Unë nuk jam nga ata që marrë pozicione politike, duke i ndryshuar cdo 10-15 minuta herë me e pranu, herë mos me e pranu. Herë me dalë kundër, e herë këndej, por shikoj në rrafshin strategjik. E, orientimi strategjik i Kosovës është që të ruhet partneriteti i përjetshëm dhe besimi i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

    Ndryshe, Haradinaj të premt tha se marrëveshja për të cilën ishte dakorduar kryeministri Hoti për ta nënshkruar, pëmbante një pajtim tripalësh, pra Kosovë – SHBA – Serbi, për liqenin e Ujmanin. Sipas kreut të AAK’së, është e papranueshme që për liqenin të përfshihet edhe Serbia.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se do të votonin një kandidat që partia e tij...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka veshur një bluzë me mbishkrim “Fat familjarëve”. Guri...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme ka bërë thirrje që të dilet nga kjo situatë bllokuese. Ajo...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    Vip31 Maj 2025
    Pas zërave të shumtë për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Agneta Emsha, janë...
    Sport31 Maj 2025
    FC Barcelona ka vënë në lëvizje makinerinë e saj të planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të përforcojë repartin ofensiv me...
    Sport31 Maj 2025
    Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.