×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tetë të vde*kur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe Daçiq tha se ekipet e shpëtimit po tentojnë që t’i nxjerrin nga aty.

    Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

    “Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

    Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

    Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.

    Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

    Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës./RadioEvropaeLirë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes në lumin Fan në Fushë Arrëz. Sipas policisë, 62-vjeçari dyshohet se është...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Në shtyllat e llambave, në vitrinat e dyqaneve dhe në ekranet e telefonave inteligjentë në të gjithë Izraelin, posterat tregojnë një djalë...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Në shtyllat e llambave, në vitrinat e dyqaneve dhe në ekranet e telefonave inteligjentë në të gjithë Izraelin, posterat tregojnë një djalë...
    Lajme23 Janar 2025
    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, në...
    Lajme23 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, është zotuar se pagat do të...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Në një tubim madhështor të organizuar nga Dega e Dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në sallën e shkollës “Gjergj Fishta”,...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emisionin "Pressing" në T7, ka deklaruar se qeveria nuk ka shfrytëzuar 150...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim frymëzues me qytetarët e lagjes Ulpiana në Prishtinë, aty ku është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.