×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje

    FrontOnline
    23 Janar 2025

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, është zotuar se pagat do të rriten për 50 për qind qysh në vitin e parë të mandatit të tij si kryeministër.

    Ai është zotuar se nëse nuk e realizon këtë premtim, do të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

    “Pagat kam me i rrit për 50 për qind. Edhe para se me e thënë këtë e kam menduar mirë. Jam më se i vendosur. Ditën e parë të punës kam me e filluar plotësim, ndryshimin, rishikimin e ligjit për ndarjet buxhetore që me e akomodua premtimet që jam duke i bërë për paga dhe pensione. Dhe pagat do të rriten 50 për qind për mësuesit, arsimtarët, profesorët, infermierë, mjek, polic, zjarrfikës, për ushtarë, shërbimin korrektues, shërbyesit civil. Për të gjithë kanë me u rrit pagat 50 për qind, për një dallim, ata që janë të emëruar politik, atyre nuk iu rritet paga 50 për qind. Që i bije ministra, deputetë, këshilltar atyre do tu rritet paga për 30 për qind. Është e drejtë sepse janë paga më të larta dhe përqindja kur aplikohet në bazë më të ulët e ka efektin më të vogël. Nuk është 50 përqindëshi sikur i atij në 600 euro pagë sikur atij në 1 mijë euro. Prandaj qëllimi është që, edhe në të ardhmen do ta shikoj edhe ligjin për me vendos më shumë barazi, jo me lënë një diskrepancë mes pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo duhet të rishikohet, por pagat do të rriten për 50 për qind për të gjitha kategoritë që i përmenda. Edhe publikisht jam deklaruar dhe po e rideklaroj, nëse pagat nuk rriten brenda vitit të parë, muajt e parë të mandatit, unë si kryeministër, unë ju siguroj, me përgjegfjësinë më të madhe po ua them, 31.12 i këtij viti nuk më zen në zyre si kryeminsitër. Nëse nuk e përmbushi këtë premtim, publikisht po deklaroj me 31.12 unë nuk rri kryeministër i këtij vendi. E kam premtuar, nuk dua me qenë i papërgjegjshëm, mos me qenë serioz, mos me i ndejt premtimit tim mbrapa, me ua marrë njerëzve votën edhe në fund me u thanë më falni nuk mujta se ke vështirë. Edhe në të kaluarën ka qenë vështirë, kur kam thënë 50 për qind, më kanë thënë s’bohet, është premtim elektoral. Kemi qenë program me FMN-në, por ka ndodhur. Ka me ndodh edhe kësaj radhe”, theksoi Hamza.
    Ai po ashtu premtoi se, pensionet bazike, pensionet e moshës do të rriten për 70 për qind.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se nuk po arrijnë të procesojnë të dhënat elektronike. Radoniqi tha se mbledhja po...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, tha se do të presin deri në numërimin final të votave “në mënyrë që të dimë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se gazetarët nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo i presioneve gjatë një procesi...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje që kërkonte 500 mijë vota në fushatë ka pësuar rënie rreth 10% krahasuar me rezultatin që pati në vitin 2021,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në Suharekë me 33.06 për qind apo 8 mijë e 889 vota. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet e saj preliminare për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Sipas DnV, e para që i...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar festën e saj edhe në qytetin e Vushtrrisë. Kjo festë po mbahet para selisë aty, dhe ka...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në një komunikatë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.