Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, kanë hasur në tetë persona shtetas të huaj nga Siria.
Sirianët, siç njofton policia, ishin pa dokumente identifikuese.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme.