×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tërshëra, 3 gabimet që ju pengojnë të humbni peshë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Tërshëra është një produkt shumë i mirë për rënien nga pesha dhe për mbarëvajtjen e saj.

    Studimet thonë se tërshëra është shumë e pasur me fibër dhe për rrjedhojë e mban njeriun të ngopur gjatë dhe nuk e shtyn drejt zgjedhjeve jo të shëndetshme në ushqyerje. Për më tepër, sipas studimeve, tërshëra e bën metabolizmin më të shpejtë dhe rrjedhimisht nxit djegien e kalorive.

    Ajo ndihmon që zorrët të kryejnë funksionin e tyre më së miri. Sistemi tretës stimulohet mjaftueshëm duke lejuar që ushqimi të kalojë pa problem nëpër organet e tretjes. Për më tepër, tërshëra është një burim i pashtershëm proteinash, gjë që e bën atë një domosdoshmëri për personat që stërviten. Tërshëra është një antioksidant i vërtetë.

    Zgjidhni tërshërë të ëmbëlsuar
    Tërshëra e paketuar dhe e gatshme për konsum është padyshim e pasur në sheqer dhe për rrjedhojë nuk është e shëndetshme. Një racion tërshërë e paketuar mund të ketë deri në 12 gramë sheqer. Idealja është që të zgjidhni tërshërë të paaromatizuar ose jo të pasuruar në mënyrë që të shtoni sipas dëshirës fruta të freskëta, arrorë, fruta të thata dhe kanellë.

    Racioni ka shumë rëndësi kur vjen puna tek çdo ushqim dhe jo vetëm tërshëra ndaj duhet t’i përmbaheni një racioni të vetëm. Pra mos prisni të humbisni në peshë nëse hani dy ose tre tasa me tërshërë në mëngjes.

    Nuk bëni kombinime të mençura
    Një vakt me bazë tërshëre duhet kombinuar në mënyrë të zgjuar. Tërshëra është një burim i mirë i karbohidrateve komplekse, ndaj ajo duhet kombinuar me proteinë dhe yndyrë të shëndetshme. Për shembull tërshërën mund ta pasuroni me fara chia, gjalpë arrash ose edhe një vezë./agroweb

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Si të dalloni nëse keni mungesa ushqimore dhe si t’i korrigjoni ato? Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lifestyle20 Dhjetor 2024
    Dashi Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.